Futboll Seria A Sport

“NUK E KUPTOJ DOT”/ Legjenda e Milanit kundër Donnarummës: Do të preferoja më pak puthje, por…

Alessandro Costacurta, ish-mbrojtës i Milanit, flet për Sky Sport, duke thënë mendimin e tij për Gigio Donnarumma, portierin kuqezi të cilit i skadon kontrata:

“Unë nuk mund të futem në kokën e Donnarumma. Edhe ne kemi pasur agjentë të fortë, të mirë. Dhe vendosëm të qëndrojmë në Milano pa shumë shqetësime. Fituam më pak sesa mund të fitonim, por qëndruam. Gjithçka më duket shumë e qartë. Nuk më pëlqen sjellja e Raiola.

Por atëherë a është sjellja e Raiola apo Donnarumma? T’i e puth fanellën, pse? Unë jam tifoz i traditave të vjetra. Ndoshta në atë kohë kemi qenë të dashuruar. Si i bie që pastaj do të puthësh fanellën tjetër që do të veshësh? Nuk e kuptoj dot. Do të preferoja më pak puthje, por më shumë fakte dhe demonstrim të dashurisë”.

Related posts

NDESHJE DRAMATIKE/ Barazim me gola, Inter dhe Atalanta ndajnë pikët në “San Siro”

Delo.autor

CHAMPIONS/ Crvena Zvezda befason botën e futbollit, mposht yjet e Liverpool ne Serbi

Isa.Autor

LAJMI I FUNDIT/ Klubi i MADH i Serie A interesohet për Mario BALOTELLIN

Isa.Autor

Leave a Comment