Futboll

Spalletti me deklaratë befasuese pas fitores me Beneventon

Interi u rikthyer te fitorja në kampionat, por suksesi 2-0 ndaj Benevento ishte shumë i vështirë për skuadrën zikaltër. Një sukses që më së shumti ka sjellë 3 pikë për skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti, që shprehet se nuk është aspak i qetë për të ardhmen, pasi sipas tij problemet janë ende të shumta.

“Skuadra nuk është aspak e qetë, përkundrazi, luajmë të tensionuar. Pavarësisht kësaj, fitorja ndaj Beneventos ishte e merituar, për atë ç’ka dhamë në fushën e lojës”, tha Spalletti, që i konsideron këto 3 pikë të rëndësishme për renditjen dhe moralin e ekipit.

“Në këto momente nuk reagojmë ashtu si duhet, nuk kemi ende personalitetin e duhur. Problemi ynë është se kur rikuperojmë topin e dorëzojmë shpejt atë dhe kemi vështirësi për të kontrolluar lojën. Vuajmë për të krijuar aksione sulmuese dhe për të ushtruar presion gjatë gjithë kohës. Megjithatë, mendoj se jemi duke u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje, duke e rritur nivelin tonë. Po luajmë më shumë si grup dhe jo duke menduar për veprimet individuale, që shpesh na kanë penalizua.”, tha Spalletti, që ndaj Beneventos fitoi falë dy golave që erdhën nga mbrojtësit.

 

Related posts

E RRALLË NË CHAMPIONS/ Sfida Juventus-Dinamo Kiev do të gjykohet nga një femër, ja emri…

Delo.autor

“KËSHTU GJEJ QETËSINË”/ U fut nudo në fushën e lojës, kush është ish-biznesmeni 37-vjeçar që i habiti të gjithë

Delo.autor

Dritan Lundra: Dënimi i Skënderbeut e bën kampionatin më të bukur, luftohet për gjithçka

Sadik.Autor

Leave a Comment