Futboll La Liga Sport

DISFATA E “KATATALANASVE” NDAJ REAL MADRID/ Van Gaal i zhgënjyer: Ky “El Clasico” ma theu zemrën

Louis Van Gaal është rikthyer në vëmendjen e mediave, me ish-trajnerin që mbrëmjen e kaluar ka analizuar “El Clasicon” në një nga televizionet holandeze.

Ish-trajneri i Barcelonës apo Bayern Munchen është shfaqur shumë i zhgënjyer dhe i mërzitur me rezultatin përfundimtar, pasi sipas tij, Barcelona ishte ekipi që kishte përgatitur më mirë ndeshjen dhe luajti shumë herë më mirë.

“Ky El Clasico më ka lënë pak me zemër të thyer të them të drejtën. Barcelona e kishte përgatitur më mirë se Real Madrid ndeshjen taktikisht dhe gjithashtu zhvilloi një lojë më të bukur. Reali nuk kishte aspak qartësi, thjesht u tregua dinak”, përfundoi Van Gaal.

Related posts

“AUSTRALIAN OPEN”/ Tenisti Nadal bën detyrën, siguron raundin e katërt

Delo.autor

EURO2020/ Uellsi kualifikohet me dramë, Ramsey mposht Hungarinë

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Bayern Mynchen për të bërë historinë në Sevillia, Heynkes lë në stol Robben

Sadik.Autor

Leave a Comment