Futboll Seria A Sport

FITORE ME HAP KAMPIONËSH/ Inter mposht Cagliari-n dhe vazhdojnë të qetë në krye

Interi vazhdon serinë e fitoreve radhazi, teksa ditën e sotme kanë mposhtur minimalisht Kaljarin, falë një goli të Mateo Darmian në minutën e 77, pas një asisti perfekt të marrë nga Hakimi.

Ndeshja nisi e qetë për të dyja skuadrat, me ekipin nga Sardenja që qëdnronte e tërhequr në prapavijë dhe provonte të rrezikonte me kundërsulme. Vlen të theksohet një formë e shkëlqyer e portierit të Kaljarit, Vikario, i cili bëri disa pritje vendimtare duke i mohuar golin Interit në disa raste, por nuk kishte çfarë të bënte në minutën e 77, kur Darmian i gjendur me portën bosh, nuk mund të gabonte, duke shënuar dhe duke i dhënë avantazhin të tijve, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

Më këtë fitore, Interi mban kryesimin e renditjes, me 11 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë dhe titulli kampion tashmë duket më afër se kurrë.

Related posts

TRENDI I BOMBERIT KUQEZI/ Uzuni drejt rekordit historik në La Liga 2

F.autor

Zbardhet uniforma e dytë e INTERIT, DETAJI interesant që ZBUKURON fanellën e zikaltërve

Isa.Autor

POZITIV APO JO? Vedat Muriqi merr përgjigjen e testit për COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment