Futboll Seria A Sport

MILAN-INTER/ Ekipi i Inzaghit zotëron ajrin, Pioli i përgjigjet me kontrollin e topit

Përballja mes Milanit dhe Interit është e rëndësishme jo vetëm për rëndësinë e derbit, por mbi të gjitha për rrugën drejt titullit kampion. Kuqezinjtë mbajnë vendin e parë në klasifikim me zikaltrit 7 pikë larg tyre, por djemtë e Inzagit kanë çdo gjë për të synuar që në derbi të vijë kthesa e sezonit dhe do të kërkojnë të ngushtojnë hendekun me kryesuesit, si fillim me Milanin e më pas me Napolin, që do të vijë pas kushërinjve.

Në kampin zikaltër ka vend për të gjithë dhe këtë e kanë treguar ndeshjet e fundit, por më shumë se kaq ka vend për çdo mënyrë dhe çdo ide që të çon te goli. Interi di t’i shfrytëzojë të gjitha rrugët që e dërgojnë topin në rrjetë dhe 28 golat e realizuar në 11 javë e tregojnë më së miri këtë duke arritur të vendosin në tabelën e golashënuesve të Serisë A plot 12 emra.

Një formacion i tërë që krijon dhe prodhon shumë raste, për meritë të qasjes që kanë ndaj ndeshjes, me presion të lartë dhe manovra nga një mesfushë spektakolare.

Te skuadra e Inzagit të gjithë dinë të luftojnë për topin, të përmbysin aksione dhe për më tepër të marrin edhe iniciativa personale. Thënë këto, nuk mund të lihen pa përmendur edhe goditjet standarde, prej të cilave zikaltrit marrin gjithmonë më të mirën.

KRAHASIMI – Pavarësisht dominimit të sulmit zikaltër, jo vetëm në Itali por edhe në Europë (vetëm Çelsi ka më shumë golashënues se Interi në tabelë), Milani jo më kot gjendet në krye të klasifikimit. Vetëm 3 gola më pak kanë realizuar kuqezinjtë në këtë kampionat, me një mesatare realizimi 16 ndaj 16.5 të rivalëve.

Të dyja skuadrat ama kanë insistuar njëlloj te kontrolli i topit me një mesatare të ngjashme 54.3 me 53.1 në favor të Milanit, ndërsa djemtë e Inzagit kryesojnë me goditjet në drejtim të kuadratit, 64 me 47 të tilla.

Ndryshimi mes trajnerëve duket edhe në zgjatjet që i bëjnë skuadrës, me Piolin që ka një skuadër më të zgjatur me 38.8 metra, ndërsa skuadra e Inzagit e mban skuadrën më kompakte me 32.7 metra.

Sidoqoftë, efekti i goditjeve standarde të zikaltërve duhet edhe në shifra, me lojtarët që fitojnë më shumë duele ajrore se ata të Milanit (154 me 138), kurse këta të fundit janë më 54 më mirë në dyluftimet trup më trup (183 me 159).

Related posts

VIDEO/ Portieri Keylor Navas turpëron keq ‘yllin’ e Realit

Q.Autor

PUSHTOI EUROPËN PËR 3 VITE/ Zinedine ZIDANE shijon jetën larg nga FUTBOLLIT

Isa.Autor

Antonio Conte “harron” futbollin, tani fillon të luajë volejboll (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment