Futboll La Liga Sport

I KUNDËRPËRGJIGJET KRITIKËVE DHE ZBULON NJË PRAPASKENË/ Dembele: Messi më quan Eto’o sepse…

Ylli i Barcelona-s, Ousmane Debele, ka dhënë një intervistë interesante për beIN Sports. Francezi ka folur për disa aspekte që nuk kanë lidhje me karrierën e tij si futbollist.

Shpesh i kritikuar për një stil jetese jo shumë të displinuar, francezi i është përgjigjur çdo kritike dhe çdo akuze.

“Besoj se stili im i jetë nuk ka asnjë lidhje me dëmtimet që kam patur. E vërteta është se nuk qëndron katër vite te Barça nëse stili yt i jetës nuk është i përshtatshëm. Mendoj se në fillim nuk kam qenë shumë i përgatitur fizikisht”, ka thënë Dembele.

Sulmuesi ka zbuluar edhe pseudonimin që i ka dhënë Messi:

“Messi flet shumë, veçanërisht me të rinjtë. Vëzhgon shumë. Edhe mua më jep shpesh shumë këshilla. Tani në skuadër më quajnë Samuel Eto’o sepse luaj si pykë…”.

Related posts

Pesë lojtarë për Tiranën, bardheblutë “pazar” në tre fronte

Sadik.Autor

“KAM LUAJTUR ME DY YJET MË TË MIRË NË BOTË”/ Suárez: Më gjeni një sulmues, që nuk është egoist

Isa.Autor

Numrat nxjerrin zbuluar Milanin, klubi është në ankth për Evropën!

Sadik.Autor

Leave a Comment