Futboll Seria A Sport

INTER TAKIM ME AGJENTIN E YLLIT BELG/ Marotta i ofron Lukakut rrogën e “çmendur” prej…

Tashmë nuk ka më indicie nga një “like” në rrjetet sociale, apo thashetheme të këtij lloji. Sot, ishte dita kur përfaqësues të Interit dhe Lukakut, u takuan ballë për ballë, për të diskutuar të ardhmen.

Siç shkruan gazetari Xhanluka Di Marcio, agjenti i belgut, Federiko Pastorelo, gjendet ditën e sotme në zyrat e Interit, me përfaqësues të klubit, për të dëgjuar propozimin e zikaltërve dhe për të kuptuar shanset e lojtarit për të ardhur nga Mançester Junajtid tek Interi.

Shifrat e këtij operacioni janë të larta. Rroga e lojtarit përllogaritet në 6.5 milionë euro në sezon, dhe duhen edhe 70 milionë të tjera në dorë për Junajtid. Edhe pse dëshira e sulmuesit është të largohet nga Anglia, dhe të jetë një nga pikat kyçe të formacionit të Kontes, nuk do të jetë aspak e lehtë që operacioni të finalizohet. Gjithsesi, gjërat kanë nisur që të lëvizin.

Related posts

Griezmann vs Messi/ Dy lojtarët ndeshen në raundin e “16-të” të Kupës së Botës

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Luajti në epokën e artë të Real Madrid, vdes ish-futbollisti spanjoll…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Villarreal fundos Arsenal me dy gola falë dyshes Trigueros-Albiol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment