Futboll Sport

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija triumfon në derbin e shqiptarëve ndaj Renovës, Shkupi bën detyrën

Kanë përfunduar 5 sfidat e javës së 26 të Superligës së Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija ka triumfuar me rezultatin 0-3 në derbin e shqiptarëve ndaj Renovës. Për skuadrën tetovare ka realizuar Ibraimi, Igor dhe Elezi. Me këtë sukses skuadra kuqezi shkon në +10 nga Shkupi i vendit të dytë.

Shkupi ka mposhtur minimalisht 0-1 në transfertë skuadrën Akademija Pandev, falë golit të Diak.

Struga ka fituar minimalisht 0-1 në transfertë skuadrën e Borec, me autor Mecinoviç.

Vardari është shkatërruar me rezultatin  6-0 ndaj Sileksit në transfertë, dhe këtë sezon rrezikon seriozisht rënien nga kategoria teksa renditet në vendin e parafundit nëë kuotën e 27 pikëve. Heroi i takimit ishte Gorgiev me një tripletë për Sileksin.

Makedonija ka fituar ndaj Belasicës në transfertë me rezultatin 0-2. Me këtë sukses, Makedonija renditet në vendin e tretë në kuotën e 44 pikëve.

Related posts

Van Gaal: Refuzova Belgjikën që t’i “rruaja paratë” Manchester United

Q.Autor

BARAZIM NË “PAQE” NË “SAN SIRO”/ Milan dhe Napoli ndajnë pikët, vazhdon kriza tek të dyja ekipet

Delo.autor

PAS HUMBJES ME “POKER” NDAJ TIRANËS/ Shkëmbi: Ndryshoi përqendrimi edhe gjendja fizike, vuajtëm shumë

Delo.autor

Leave a Comment