Futboll Sport

“KJO SKUADËR NUK KA LIDHJE ME EKIPIN E…”/ Ksavi: Harrojeni Barcelonën e vitit të kaluar

Barcelona ka lënë pas humbjen me Bajernin në mesjavë në Ligën e Kampioneve (0-2) dhe është kthyer të fitojë në La Liga kundër Elçes.

Katalanasit kanë arritur suksesin e pestë radhazi në kampionat, teksa përballë Elçes së vendit të fundit nuk kanë pasur asnjë vështirësi.

Për më shumë që miqtë kanë luajtur pjesën më të madhe të takimit me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Verdu. Protagonistë në fitoren e Barcelonës kanë qenë i zakonshmi Robert Levandovski, me një dygolësh – i treti për të në La Liga – dhe Memfis Depai, i zgjedhur titullar nga Ksavi për takimin e së shtunës.

Polaku ka shënuar nga një gol në secilën pjesën, teksa Depai kishte shënuar në fundin e pjesës së parë golin e rezultatit provizor 2-0.

REKORDET E LEVËS – Trajneri Ksavi ka bërë mjaft ndryshime në formacion, por Levandovski ka qenë i paprekshëm në vijën e parë. Dhe ka bërë mirë sepse me formën që ka, polaku nuk di të ndalet.

Ai ka shënuar golin që ka zhbllokuar rezultatin, kurse me golin e tretë i ka vënë kapakun sfidës.

Ajo që vlen të theksohet është se polaku ka pesë ndeshje radhazi që shënon, ku vetëm Rajo Vajekano e ka mbajtur larg portës. 45 milionë eurot e shpenzuara për të duken një shaka, duke parë rendimentin e tij.

Numrat flasin vetë. Ai është golashënuesi më i mirë në La Liga pas 6 javëve të para me 8 rrjeta. Shifrat arrijnë në 11, duke llogaritur dhe tre golat e shënuar në Ligën e Kampioneve kundër Viktoria Pilzen.

Duke marrë të gjitha ndeshjet mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve (8) Robert Levandovski shënon çdo 58 minuta, që është shifra më e mirë për të në karrierë. Natyrisht që është vetëm fillimi i sezonit, por shifrat janë mbresëlënëse, teksa në sezonin e tij më të mirë (2020-2021) kur luante me Bajernin shënonte çdo 71 minuta!

KSAVI SI PEPI – Nuk mbetet pas me rekorde as trajneri Ksavi. Në pesë takimet e fundit në La Liga, Barcelona e tij ka fituar të gjitha ndeshjet me tre gola diferencë.

Një rekord të tillë e kishte vendosur vetëm Barcelona e Guardiolës në sezonin 2010-2011 ku ndërmjet javës së 11-të dhe 16-të fitonte 5 takime me të paktën tre gola diferencë.

Ndër to ishte dhe “manita” (peshëshja) e famshme ndaj Realit të Madridit.

Trajneri Ksavi ka komentuar suksesin e skuadrës së tij ndaj Elçes, duke bërë dhe një krahasim me Barcelonën që ai gjeti në nëntor 2021 kur mori drejtimin e klubit.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar nga nëntori i kaluar. Skuadra ka një fizionomi të qartë loje. Duam të jemi protagonistë në lojë, dinamika është mjaft e mirë, po funksionojmë si bllok, si familje.

Kjo skuadër nuk ka lidhje me atë të nëntorit kur mora drejtimin”, ka komentuar Ksavi pas fitores ndaj Elçes.

Related posts

PLAS TEK ITALIA/ Lojtarët e JUVENTUSIT ishin kundër INSIGNES, sepse nuk donin…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA TURQIA/ Milan arrin akordin me mesfushorin dhe pritet ta zyrtarizojnë pas…

Delo.autor

PAS NDESHJES BËRI GJESTIN E MADH/ Sulmuesi Muriqi: Festimi i golit në nder të martirëve

Delo.autor

Leave a Comment