Futboll Premier League Sport

ZBULON NEYMARIN E RI/ Pep Guardiola i mahnitur nga adoleshenti brazilian. Gati oferta (VIDEO)

Kayky konsiderohet Neymari i ri në Brazil dhe sytë e shumë klubeve europiane janë vendosur te ai.

Edhe pse sulmuesi është ende 17 vjeç, ka shënuar golin e dytë si profesionist me fanellën e ekipit legjendar Fluminense.

I riu ka ndëshkuar skuadrën e Nova Iguacu, pasi ka “vallëzuar” në mbrojtjen kundërshtare. Cilësi të padiskutueshme teknike të sulmuesit, i cili pritet të zbarkojë së shpejti në Europë.

Mes klubeve që janë interesuar më shumë është Manchester City i Pep Guardiola, por duhet që në fillim djaloshi të mbushë 18 vjeç.

Flitet për një marrëveshje mbi bazën e 10 milion eurove, ndërkohë që 7  milion të tjera klubi brazilian mund t’i fitojë prej bonuseve.

VIDEO

Related posts

CHAMPIONS/ Chelsea merr kerun e grupit me “POKER”, Werner është unik

Delo.autor

Icardi ‘gëzon’ Interin, i gatshëm ndaj Bolognas

Q.Autor

BAYERN MUNICH-CRVENA ZVEZDA/ Bavarezët me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment