Futboll Shqipëri Sport

ANDORRA-SHQIPËRI/ Krenohen me fitoren ndaj nesh, ja çfarë duhet të dini për… “andorrët”

Andorra është kundërshtari i parë i Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, të vlefshme për Grupin I. Bëhet fjalë për një shtet, i cili është i gjashtë më i vogël për nga sipërfaqja në kontinentin europian, pikërisht 468 kilometra katrorë. Andorra la Vella është kryeqyteti.

Gjuhë zyrtare është ajo katalane, por njëkohësisht flitet edhe spanjisht, portugalisht dhe frëngjisht. Andorra është 2091 km larg Shqipërisë dhe udhëtimi me rrugë tokësore zgjat rreth 28 orë, ndërsa me avion me linjë direkte udhëtimi zgjat 2 orë e 25 minuta. Kombëtarja e Andorrës i ka të pakta arritjet, gjithsesi mbahet mend suksesi që ka arritur ndaj Shqipërisë. Ndeshjen e parë zyrtare Andorra e ka luajtur më 13 nëntor 1996 ndaj Estonisë ku ka mundur 6-1.

Fitoret më të mëdha Andorra i ka 2-0, ndaj Bjellorusisë më 26 prill 2000 dhe ndaj Shqipërisë më 17 prill 2002. Humbjen më të thellë Andorra e ka 7-0, ku me të njëjtin rezultat i ka mundur Kroacia dhe Çekia. Andorra i luan ndeshjet si pritëse në stadiumin “Estadi Comunal d’Andorra la Vella” me kapacitet 3306 vende.

Koldo Alvarez është trajneri i kombëtares së Andorrës, ndërsa Oskar Soeje është kapiteni i skuadrës, njëkohësisht lojtari me më shumë ndeshje, 99. Ildefons Lima, sot 41 vjeç, është golashënuesi më i mirë i kombëtares së Andorrës me 9 gola në 91 ndeshje, si dhe rekordmen sa i përket aktivizimit për 22 vite rresht në një ekip përfaqësues.

Related posts

PARTIZANI – IDRIZAJ/ Nuk është më fshehtësi, ka një problem të madh mes palëve

Delo.autor

“SHQIPËRIA ËSHTË NJË EKIP NË NDËRTIM E SIPËR”/ Agolli: T’i japim kohë kuqezinjve, ja lojtarët që marrin skuadrën përsipër…

Delo.autor

NUK NJOHIN HUMBJE KËTË SEZON/ Skuadra e madhe europiane 1 ndeshje larg titullit kampion

Delo.autor

Leave a Comment