Bundesliga Futboll Sport

SFIDA NDAJ PSG-SË NË CHAMPIONS/ Mesfushori Kimmich: Do të kualifikohemi për në gjysmëfinale sepse jemi…

Objektivi i vetëm i Bajernit të Mynihut është fitorja dhe përmbysja e rezultatit ndaj PSG-së për tu kualifikuar për më tej në Champions. Për këtë ka folur dhe Joshua Kimish në kanalet zyrtare të klubit bavarez përpara kësaj supersfide duke u treguar besim plotë se bavarezët do t’ia dalin mbanë:

“Jam i bindur se do t’ia dalim, sepse jemi një skuadër më e fortë duke parë lojën e zhvilluar në ndeshjen e parë. Për fat të keq vetëm rezultati nuk na shkoi përshtat. Por jam absolutisht i bindur se do të mund të përmbysim fatin e ndeshjes së nesërme.

Do të jetë edhe mentaliteti që do të vendosim në fushë, por edhe efikasiteti që kemi për të prodhuar lojën tonë. Javën e kaluar kemi patur mentalitetin e duhur, por nuk kemi qenë mjaft efiçent. Nesër do të duhet të kemi të njëjtën kualitet si në ndeshjen e parë.”, përfundoi Joshua Kimish.

Related posts

Interesohen klubet e mëdha, Dortmundi rrezikon të humbasë Pulisic

Q.Autor

E TERRORIZUAN/ E grabitën me DHUNË, Milik: Të gjithë më pyesin për ORËN, pasi…

Isa.Autor

I SIGUROI KUALIFIKIMIN NË GJYSMËFINALET CHAMPIONS/ PSG gati t’i ofrojë kontratë të re sulmuesit…

Delo.autor

Leave a Comment