Futboll Seria A Sport

SULMON ASHPËR PRESIDENTIN E KLUBIT ITALIAN/ “Shpërthen” Vieri: Shkakton katastrofa të pabesueshme…

Ish-sulmuesi i Inter-it, Christian Vieri, ka sulmuar ashpër presidentin e Napoli-t, Aurelio de Laurentiis, për zgjedhjen për të larguar Gattuso-n në fundin e sezonit, që duket se është pothuajse e sigurt.

Napolitanët sapo kanë rikuperuar shumë nga futbollistët e tyre nga dëmtimet dhe Covid , dhe janë kthyer të vrapojnë në kampionat, por disa telefonata të bëra nga drejtuesit e skuadrës në nëntor nuk janë pëlqyer nga Gattuso.

Vieri është marrë me këtë çështje dhe nuk e ka kursyer numrin një të Napoli-t:

“De Laurentiis shkakton vetëm disa katastrofa të pabesueshme. 4 pikë larg Milan-it dhe duhet të dëgjoj se Gattuso duhet të largohet… ai është problemi i Napoli-t”, ka thënë ish-sulmuesi në kanalin e tij në Twitch.

“Sapo janë kthyer të gjithë, si Mertens, ka bërë menjëherë diferencën. Mjafton të rikthehen lojtarët më të mirë dhe ka një skuadër të madhe, me lojtarë të vërtetë”.

Related posts

“VERA NUK KA IKUR AKOMA”/ Për ish bashkëshorten e Valon Behramit, është ende shumë nxehtë

Isa.Autor

REKORDI ME 900 GOLA/ Ronaldo: Evropiani me Portugalinë njësoj si Kupa e Botës

F.autor

“TOKIO 2020″/ Tenistët: Po vdesim në fushë! Organizatorët shtyjnë oraret e ndeshjeve

Delo.autor

Leave a Comment