Futboll Sport

Mike Piazza: Serie C është e korruptuar

 

Pronari i Reggiana, legjenda e bejsbollit Mike Piazza, ka akuzuar disa individë të korruptuar dhe të pisët pas eliminimit nga play-offet e Serie C.

Reggiana humbi 2-1 ndaj Siena-s në çerekfinalen e play-offit pasi kundërshtarit iu dha një penallti në minutën e 10-të shtesë, megjithëse pamjet tregojnë se faullin e kishte shkaktuar sulmuesi.

“Nuk isha në gjendje të komentoja mbrëmjen e kaluar pasi duhet të kthehesha në shtëpi te fëmijët e mi,” shprehet Piazza nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.

“Më vjen keq për ata që duhet të jenë dëshmitarë të këtij korrupsioni dhe inkompetence. Jam tepër i hidhëruar dhe i inatosur, më vjen keq për tifozët e mi, nuk e meritojnë këtë.

“Është një ditë e keqe për futbollin italian. Nuk do ta kuptoj sesi disa individë të pisët dhe të korruptuar mund ta prishin këtë lojë të bukur.”

Related posts

Ndeshje spektakolare në Romë, anglezët kalojnë përsëri në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

PRAPASKENAT E BUJSHME/ Si dështoi kalimi i Cristiano Ronaldos te Barcelona

F.autor

Akuza: Këto gjëra ndodhin gjithmonë në Bernabeu

Sadik.Autor

Leave a Comment