Futboll Sport

ZYRTARE/ Skuadra shqiptare zgjedh trajnerin e ri, afron një ish-mbrojtës për stolin

Skuadra e Shkupit ka zyrtarizuar si teknikun e ri të ekipit ish-mbrojtësin maqedonas, Goce Sedloski.

Tekniku 47 vjeçar ka trajnuar më parë ekipin e Vardarit në Ligën maqedonase duke fituar dhe dy tituj kampion në sezonet 2015-2016 dhe 2016-2017.

Aktualisht Shkupi ndodhet në vendin 2-të në kampionat me 13 pikë diferencë nga Shkëndija e Vendit të parë.

Fjalët e teknikut Sedloski pas zyrtarizimit si trajner i Shkupit

“Fillimisht dua të falënderoj kryesinë, pronarin dhe të gjithë që më dhanë mbështetje. Kishim bisedime dhe gjatë dimrit, por asaj kohe nuk gjetëm gjuhën e përbashkët, ja tani kjo ndodhi përsëri dhe në bisedime të sërishme me kryesinë sollëm vendim që të vijë te Shkupi. Kërkesa e tyre për sezonin e ardhshëm dhe ajo e imja është në një vijë. E kam parasysh se shumë po investohet në këtë klub, kanë angazhuar shumë futbollist, edhe pse thënë sinqerisht nga këta futbollist njoh vetëm dy apo tre me të cilët kam punuar pak në kohën kur isha te Vardari, ndërsa të tjerët për mua janë të panjohur. Këto gjashtë ndeshje u tash njerëzve që janë këtu se më duhet ti njoftoj lojtarët, pasi të gjithë po themi se kemi ekip të mirë, po, por duhet të shoh në vend ngjarje dhe punën time shoh me një fazë të mirë të përgatitjeve që sezonin e ardhshëm ta  arrijmë atë që e kërkon Shkupi.

Related posts

Manchester United mund të mbetet i “pastrehë”

Sadik.Autor

Barcelona hidhet në sulm për lojtarin që po shkëlqen në Kampionatin Botëror

Isa.Autor

Statistikat Serbi-Zvicër/ Shaqiri shumë pranë rekordit historik

Isa.Autor

Leave a Comment