Futboll La Liga Sport

SFIDON KORONAVIRUSIN/ Ramos: Jam i uritur, dua ta përfundoj sezonin me një titull

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është i etur për të fituar një trofe këtë sezon. Ai është i gatshëm të rifillojë në kushtet e reja, të krijuara nga pandemia e koronavirus. Sezoni i La Liga-s u pezullua muajin e kaluar për shkak të Covid-19, virus që ka vrarë më shumë se 217.000 njerëz në të gjithë botën. Klubet spanjolle të futbollit janë afër rikthimit në stërvitje dhe sezoni raportohet se mund të rifillojë në qershor.

Ramos dëshiron të fitojë trofe me Real Madridin, i cili ishte i dyti në La Liga dhe në 1/8 finale të Champions-it, kur sezoni u ndal. Shëndeti i të gjithëve nuk duhet të rrezikohet. Unë mezi pres të luaj përsëri, të kthehem e të garoj, të luaj në La Liga dhe Champions, – tha ai për “AS”. – Jam i uritur që ta përfundoj sezonin me një titull, por së pari duhet të mendojmë shëndetin e njerëzve”.

Spanja është goditur shumë nga koronavirus, me më shumë se 232.000 raste të raportuara dhe një numër vdekjesh, që e tejkalon kuotën 23.800. Ramos iu bëri thirrje njerëzve që të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet në vend: “Ne nuk mund të mendojmë se gjithçka është arritur deri tani, serioziteti i çështjes është akoma i mprehtë. Duhet të respektojmë udhëzimet në mënyrë që ta ngadalësojmë përhapjen e virusit dhe t’u japim shkencëtarëve kohën për të gjetur një vaksinë”.

Kontrata e tanishme e Ramos skadon në vitin 2021, por ish-mesfushori i Realit, Fernando Redondo, do të dëshironte ta shihte ikonën e klubit, i cili ka fituar katër tituj të La Liga-s dhe po kaq Champions, të mbetet i bardhë: “Sergio ka shumë futboll përpara tij. Ai është i përkryer fizikisht dhe profesionist. Do të jetë ai, që vendos se kur do t’i japë fund karrierës së tij. Logjikisht, duhet të qëndrojë në Madrid, të mbetet i lidhur me klubin për gjithçka që përfaqëson”.

Ramos ka luajtur 640 ndeshje me “Los Blancos” përgjatë 15 viteve në këtë klub, duke shënuar 91 gola. Mbrojtësi u transferua në “Bernabeu” më 2005 nga Sevilla, pasi e nisi futbollin në akademinë e kësaj të fundit që 10 vjeç.

Related posts

Cutrones i anulohet gol nda Interit

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Dy klubet e Serie A përfshijnë lojtarët shqiptarë për të arritur marrëveshjen mes tyre

Delo.autor

Pasi mposhti dy herë kancerin, emërohet drejtori teknik i Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment