Futboll Sport

UEFA KA GATI PLANIN/ Champions League ndryshon tërësisht format. Ja çfarë pritet të ndodhë…

Liga e Kampionëve pritet të ndryshojë format në vitin 2024, ku UEFA ka gati planin e ri organizativ dhe ndryshimet janë të shumta.

Në kompeticionin e ri do të marrin pjesë 36 skuadra nga 32 aktualisht, dhe do të rritet numri i ndeshjeve të luajtura, ku fituesi i Champions-it do të luajë 17 ndeshje gjatë gjithë kompeticionit. Grupet do të përzgjidhen me vetëm 4 vazo dhe çdo ekip do të duhet të luajë 10 ndeshje në mënyrë që të kalojë grupin.

Skuadrat më të mira në grup do të zgjidhen më pas për raundet e tjera. Gjithashtu parashikohet dhe heqja e pauzës së dhjetorit teksa do të luhen ndeshjet gjatë gjithë sezonit. Kompeticioni i ri pritet jetë më fitimprurës, çka e tregon dhe rritja e numrit të ndeshjeve. Komiteti i UEFA-s shumë shpejt do të mblidhet për të miratuar formatin e ri.

Related posts

ISHTE PRANË KALIMIT TEK MILAN/ Pezzella transferohet te Atalanta zyrtarisht por me formulë të veçantë

Delo.autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, ylli Modric ndëshkon Skocinë me një “MAGJI” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

FINALE E “ÇMENDUR”/ Sevilla mbretëreshë në Europa League, mposht Interin dhe ngre trofeun

Delo.autor

Leave a Comment