Futboll Sport

I SKADON KONTRATA/ Milani shënjestron lojtarin e Interit. Zbulohen prapaskenat

Sipas gazetës italiane “SportItalia”, Milani është hedhur në sulm për mbrojtësin e Interit, Danilo D’Ambrozio, të cilit i skadon kontrata këtë verë me zikaltrit.

Në gazetë thuhet se kuqezinjtë i kanë ofruar një kontratë dyvjeçare mbrojtësit italian, i cili do të transferohej te “kushërinjtë” me parametra zero. Për Milanin do të ishte një blerje cilësore, pasi D’Ambrozio e njeh mjaft mirë futbollin italian dhe Serinë A. D’Ambrozio u transferua tek Interi në vitin 2017 dhe ka luajtur 229 ndeshje me zikaltrit.

Këtë sezon me ardhjen e Hakimit dhe prezencën e Jang, mundësitë e aktivizimit të 32-vjeçarit kanë qenë të pakta, i cili ka kohë që e konsideron një largim nga zikaltrit. Qasja ndaj kuqezinjve mund të jetë edhe një presion ndaj Interit për të rrëmbyer një akord të ri në lidhje me të ardhmen, çka do të ishte edhe kontrata e fundit e rëndësishme për ish-anësorin e Torinos.

Related posts

RONALDO E DO NË TORINO/ Ja sa kuotohet në BASTE ardhja e MARCELOS tek JUVENTUSI

Isa.Autor

REFUZON RINOVIMIN ME CHELSEAN/ Kërkon skuadër të re në verë ylli kampion i botës…

Delo.autor

LIVE/ Chelsea-Watford, Higuain thellon shifrat për “Blutë e Londrës”

Delo.autor

Leave a Comment