Futboll Premier League Sport

GUARDIOLA U PËRGJIGJET AKUZAVE TË NEVILLE: “Nuk u kam thënë kurrë lojtarëve të mi ta bëjnë këtë gjë”

Pep Guardiola është transformuar nga mjeshtri i “tiki taka” në mjeshtrin e mbrojtjes, pasi skuadra e Manchester City nuk pëson gol në 6 ndeshje radhazi në Premier League dhe në rast se “qytetarët” nuk do të pësojnë gol as në ndeshjen ndaj Southampton do të vendosin rekord. Në 10 ndeshjet e luajtura deri më tani, City ka pësuar gol vetëm në 3 takime, çka e projekton skuadrën e trajnerit spanjoll drejt thyerjes së rekordit të Jose Mourinho, që me Chelsea, në vitin 2004-2005 pësoi vetëm 15 gola.

Çka tregon se trajneri Guardiola nuk punon vetëm për sulmin, por edhe për mbrojtjen, çka e bën skuadrën e City një ekip të “pastër”, që nuk shkakton shumë faulle. Trajneri spanjoll ka hedhur kështu poshtë akuzat e Gery Neville, sipas së cilit lojtarët e Ciry luajnë “pisët”, duke shkaktuar faulla në mesfushë në momentin e kundërsulmit të skuadrave rivale.

“Nuk u kam thënë kurrë lojtarëve të mi të luajnë “pisët”. Është normale që kur lojtari kundërshtar ka topin unë do të bëj maksiumumin për t’ia marrë atë, duke ushtruar presion apo edhe duke e rrëzuar për të mos e lënë të realizojë. Ky nuk është një sekret. Ky është futbolli, ndonjëherë shkon me vonesë dhe bën një ndëhyrje të gabuar, por asnjëherë nuk u them lojtarëve të mi të bëjnë faulla të rëndë apo të qëllimshëm”, tha Guardiola.

Related posts

RIKTHEHET TITULLAR/ Ja çfarë tha Sadiku pas fitores ndaj Luzernës në Zvicër (FOTO)

Delo.autor

“BISHA KUQEZI”/ Po afron momenti i së vërtetës, Jurgen Uldedaj është gati për t’u shpallur kampion

Isa.Autor

NË HAPAT E ISH-BASHKËSHORTES WANDA NARA/ Maxi Lopez: Do të jetoj në Milano, për…

Delo.autor

Leave a Comment