Futboll Sport

DUHEJ TË KISHTE RINOVUAR/ Zbulohet arsyeja e vonesës së marrëveshjes mes Ibrahimoviç dhe Milan

Dje duhej të ishte dita e zyrtarizimit të kontratës së Zlatan Ibrahimoviçit për sezonin e ri me Milanin, por firmat do të shtyjnë. Asnjë problem me marrëveshjen e cila është arritur tashmë mbi bazën e një rroge prej 6.5 milionë eurosh në sezon plus 500 mijë euro të tjera në formë bonusesh.

Vonesa, vjen si pasojë e një vizite të sulmuesit në Suedi. Ai nuk do të jetë me Milanin sepse është i skualifikuar, ndaj me lejen e klubit është larguar për në atdhe për arsye personale.

Vetëm pas kthimit të tij në Milano do të mund të ketë një zyrtarizim të akordit që nuk u cënua as nga polemikat e shumta që kanë shoqëruar Ibrën në javët e fundit.

Related posts

FESTON 28-VJETORIN/ Ja urimet për Taulant Xhakën. Nga FSHF tek e dashura (FOTO)

Delo.autor

Leonardo e përgënjeshtroi, por mediat italiane e çojnë Conten te Milani…

Isa.Autor

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Një lojtar si “maratonomak” te Partizani

F.autor

Leave a Comment