Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Shkoi të urinonte, arbitri e pret portierin në fushë dhe e ndëshkon me të kuq (VIDEO)

Një episod i pazakontë është regjistruar në kampionatin e Ekuadorit, në ndeshjen mes Makara dhe Orense.

Makara triumfoi në fund me rezultatin 1-0, por vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një episod i ndodhur në fundin e ndeshjes.

Portieri i Makara, Puketa, në minutat e fundit, për të vonuar ndeshjen, në mënyrë që skuadra e tij të siguronte fitoren, vendosi të largohej nga fusha, duke thënë se do shkonte në tualet për të urinuar.

Arbitri fillimisht i kërkoi të mos largohej, por kur e pa që nuk po e dëgjonte, e priti atë në fushë dhe më pas e ndëshkoi me karton të kuq.

Related posts

9 LOJTARË DREJT LARGIMIT NGA “BERNABEU”/ Perez synon rreth 500 milionë euro nga shitjet, ja lista e “viktimave”

Delo.autor

PO SHKËLQEJNË/ Brozoviç-Vesino “maratonomakët”, zikaltrit për rekord në Champions

Isa.Autor

Carlos Moya: Rafa Nadal është Leo Messi i tenisit!!

Sadik.Autor

Leave a Comment