Futboll Premier League

Forma e jashtëzakonshme e Cityt, Sheikët i ofrojnë kontratë faraonike Guardiolës

Drejtuesit e Manchester Cityt janë shumë të kënaqur me punën që po bën Pep Guardiola.

Trajneri katalonas, Pep Guardiola për vetëm një sezon e gjysmë ka shndërruar skuadrën e Manchester Cityt, duke e bërë një nga më të mirat në botë.

Këtë po e tregon në sezonin e tij të dytë në City, ku nga 18 ndeshje në Premierligë ka shënuar 17 fitore, 16 radhazi.

Pikërisht për këtë drejtuesit e Cityt kanë përgatitur një kontratë të re katër vjeçare për Pep.

Sipas Mirror, City i ka ofruar Guardiolas 90 milionë euro për katër sezone, apo nga 22.5 milionë euro në sezon.

Mbetet të shihet nëse Guardiola do të pranojë këtë ofertë, pasi ai nuk preferon të qëndrojë shumë në një skuadër dhe këtë e ka treguar në Barcelonë dhe Bayern Munich, ku qëndroi katër përkatësisht tri vite.

Related posts

LIVE/ Liga e Kampionëve: Totenhemi përmbys PSV-në, shënon i përhershmi (VIDEO)

Isa.Autor

REAL MADRIDI NË “DUEL”/ Ylli i Dortmundit Sancho tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha europiane

Isa.Autor

Mourinho: Sanchez? Nëse do të na jepet një mundësi, do luftojmë për ta kapur

Q.Autor

Leave a Comment