Futboll Seria A Sport

INTER SHPËRDORON NJË THESAR NGA PËRMBYSJET/ Duhen kampionë që mbyllin llogaritë dhe një stol në lartësi

Antonio Konte e tha pas barazimit kundër Sasuolos: “Nëse lëmë pas këto pikë, duhet të shikojmë njëri-tjetrin dhe të kuptojmë përse na ndodhi t’i humbasim në mënyrë qesharake”. Trajneri i Interit nuk është tërësisht gabim: skuadra e tij këtë vit ka humbur shumë pikë, më tepër kur ishte në avantazh.

Pas Sasuolos ndodhi edhe me Bolonjën: në klasifikimin e zikaltërve peshojnë përballjet direkte, një fazë kthimi prej 18 pikësh e mbi të gjitha përmbysjet e shumta të pësuara. Interi që dëshiron të nisë sulmin për vendin e dytë të Lacios dhe gjendet me Atalantën e vrullshme pas shpine duhet të përpiqet të ringrihet. Duke konsideruar vetëm kampionatin, Konte ka humbur 18 pikë pasi ndodhej përpara me gola.

Pa harruar që edhe në Champions zikaltrit kanë paguar të njëjtat gabime në ndeshje vendimtare: as përmbysjet në shtëpi kundër Barçës dhe Borusias së Dortmundit në tetor nuk janë harruar. Dhe kanë peshuar shumë në sezonin e parë të Kontes në Milano. Interi është e madhja që është paraqitur më keq në klasifikimin e përmbysjeve të pësuara dhe ka paguar mungesën e eksperiencës së nivelit të lartë të disa lojtarëve. Pa harruar çështjen e zëvendësimeve: alternativat e titullarëve nuk kanë qenë në lartësi.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Chiellini “tradhtoi” kombëtaren para Zvicrës, Juventusi zbulon dëmtimin e tij

Delo.autor

VIDEO/ Arsenali s’ka të ndalur, shënon për 3-0 ndaj Evertonit

Q.Autor

Inter nuk lëshon ‘pe’ ndaj Realit, përgatit rinovimin me Icardin

Q.Autor

Leave a Comment