Futboll Premier League Sport

DEL KUNDËR KRIJIMIT TË “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ Trajneri Klopp: Unë dhe lojtarët nuk jemi pyetur…

Jyrgen Klop është trajneri i parë i 12 skuadrave pjesëmarrëse deri tani në Super Ligën e Europës, që ka dalë kundër këtij vendimi të klubeve prestigjioze europiane.  Tekniku gjerman foli para ndeshjes me Lidsin, duke u shprehur:

Unë dhe lojtarët nuk jemi pyetur për këtë gjë. Mendimi im nuk ka ndryshuar dhe unë personalisht jam kundër kësaj Lige. Unë dua që gjithmonë të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve dhe më pëlqen fakti që për shembull Uest Hemi ka gjasa të luajë në Champions League.

Duhet ta rikujtojmë që tifozët dhe lojtarët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit dhe nuk duhet të lejojmë që kjo të ndryshojë. E kuptoj frustrimin e tifozëve në lidhje me këtë gjë dhe nuk e kuptoj vendimin e 12 klubeve, por duket se është për të fituar më shumë para.” – u shpreh trajneri i Liverpulit para ndeshjes.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Teutën e favorizon shorti në turin e dytë. Ja me kë do të ndeshen durrsakët…

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË DEBUTIMIN SEZONAL/ Super Kulusevki dhe Ronaldo, Juventus i Pirlos e nis me spektakël

Delo.autor

Lamturmië Barcelonë, ky është destinacioni i radhës i Iniestës

Sadik.Autor

Leave a Comment