Futboll

Samir Nasri suspendohet me 6 muaj të mos luaj

Samir Nasri është suspenduar me 6 muaj mos lojë nga UEFA për shkak se i ka shkelur rregullat kundër dopingut.
“Organi i Kontrollit, Etikes dhe Disiplines i UEFA-s (CEDB) ka marrë këtë vendim pas procedurave disiplinore të hapura më 6 mars 2017 kundër Samir Nasrit për shkeljen e Rregulloreve Anti-Doping të UEFA-s”, thuhet në komunikatën e UEFA-s, transmeton Express.

Samir Nasri është shpallur fajtor për përdorimin e një substance të ndaluar, thuhet në komunikatën e organit të futbollit evropian.

“Në këtë kontekst, CEDB ka vendosur ta suspendojë Samir Nasrin për gjashtë muaj për shkeljen e Kodit Botëror të Anti-Dopingut dhe Rregulloreve Anti-Doping të UEFA-s”, njofton UEFA.

Vendimi është marrë më 22 shkurt dhe lojtari ka të drejtë ankese. /Express/

Related posts

KOMPLEKSI “THE CORNER”/ Interi prezanton zyrat e reja, ja ambientet e luksit (FOTO)

Delo.autor

Pas Ronaldos, Gareth Bale bën gati “valixhet”? Lojtari çudit me deklaratën e tij

Isa.Autor

Vetëm 9′ minuta lojë/ Zbllokohet derbi i Londrës mes Chelseas dhe Arsenalit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment