Futboll

Cristiano Ronaldo është fenomen si Ronaldo i Brazilit

Nuno Gomes beson se ka shumë ngjashmëri mes Cristiano Ronaldos dhe legjendës braziliane, fenomenit Ronaldos.
Ikona braziliane e së kaluarës e fitoi nofkën “Fenomeni”, duke shënuar gola të jashtëzakonshëm që i ndihmuan t’i fitojë dy medalje të Kupës së Botës dhe tri çmime individuale Lojtari më i Mirë i Vitit në Botë, transmeton Express.

Ish-sulmuesi i Portugalisë, Nuno Gomes, e ka bërë një krahasim mes dy Ronaldove, duke thënë se kanë ngjashmëri në shpejtësi dhe driblim.

“Cilësitë e tij ishin thjesht mbresëlënëse. Besoj se kurrë nuk e kam parë një lojtar si ai në atë pozitë. Kam luajtur edhe me Cristiano Ronaldon, dhe i krahasoj ata shumë, përkundër dallimeve fizike dhe pozitave”, ka thënë Gomes.

“Kam parë gjëra në Cristianon të cilat i kam parë më herët në Ronaldon: shpërthim dhe shpejtësi në driblim. Ronaldo është ndër më të mirët ndonjëherë”, ka shtuar ai. /Express/

Related posts

NISJA “HORROR” E SEZONIT 2020-21/ Dybala humbet ndeshjet me Argjentinën dhe tani ka edhe ethe! Ja kur kthehet tek Juventus

Delo.autor

Luftëtari-Flamurtari, dueli për Europën, Partizani për formalitet në Lushnjë

Sadik.Autor

PLAS TEK LAZIO/ Lotito tërbohet me trajnerin Inzaghi, “përgjohen” telefonatat

Isa.Autor

Leave a Comment