Bundesliga Futboll Sport

“U PËRPOQA TË FLAS ME AGNELLIN, POR…”/ Rummenigge: Bundesliga për ne është bukë dhe gjalp

Drejtori i përgjithshëm i Bajernit, Karl-Heinz Rummenigge nuk nguroi të fliste për krijimin e Super Ligës teksa tregoi dhe një prapaskenë ku u shpreh se u përpoq të flasë me Anjelin, por ky i fundit nuk e hapte telefonin.

Numri një i Bajernit gjithashtu u shpreh se krijimi i kësaj lige nuk është një zgjidhje për të dalë nga kriza, por dhe fitimet që do të marrin përsëri nuk do të jenë të mjaftueshme sepse duhet plane afatgjata për këtë gjë.

“Doja të flisja me Anjelin, por nuk arrita bisedoja me të në telefon. Unë nuk i di motivimet që e kanë çuar drejt një veprimi të tillë dhe nuk mund ta kritikoj pa ditur situatën e plotë. Ndoshta ka një arsye që unë nuk e di.

Kam dëgjuar thashetheme se klubet që e kanë marrë një hap të tillë kanë probleme financiare, të ardhurat e mundshme duken të mëdha, por nuk do të jenë të mjaftueshme për të zgjidhur problemet financiare në planin afatgjatë..

Ne jemi jashtë Super Ligës sepse nuk duam të marrim pjesë në të. Jemi të lumtur që luajmë në Bundesliga e cila siç thonë anglezët është buka dhe gjalpi ynë. Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e Ligës së Kampionëve dhe mos harroni përgjegjësinë ndaj tifozëve tanë, të cilët janë kundër reformave të tilla”, u shpreh Rumenige për gjigandin italian ‘’Corriere della Sera’’.

Related posts

ARRIN MARRËVESHJEN ME BAYERN/ Perisic kalon me sukses vizitat mjekësore, mungon zyrtarizimi

Delo.autor

ZYRTARE/ Mendon për të ardhmen, Interi rinovon me dy veteranët e ekipit. Ja emrat…

Delo.autor

Irritohet FSHF-ja: Ja si i përgjigjet klubit që e akuzon drejtpërdrejtë këtë institucion

Sadik.Autor

Leave a Comment