Futboll Sport

E KONFIRMON “BBC”/ Nis “dezertimi” i European Super League, ja klubi i parë që do të largohet…

Nis përçarja e Super Ligës Europiane. Nga raportimet e fundit të BBC, bëhet me dije se Çelsi  po përgatit dokumentacionin për të kërkuar tërheqjen. Media prestigjioze bën me dije se skuadra londineze ka vendosur të largohet duke mos qenë pjesë e 12 klubeve themeluese.

Lajmi pritet të bëhet zyrtar në orët në vijim. Vlen të thekohet fakti se Milan, Arsenal, Atletiko Madrid, Çelsi, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpul, Mançester Siti, Mançester Junajtid, Real Madrid dhe Totenhem ishin klubet themeluese të Super Ligës, që pritet të zhvillohet në gusht. Tifozët e Çelsit organizuan ditën e sotme një protestë pranë stadiumit “Stamford Bridge”, kundër kësaj lige të re.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Manchester United-Milan, përballë do të jenë mbretërit e transfertave

Delo.autor

STATISTIKAT/ 197 ditë pa humbje, ja si Milani po përgatit titullin

Delo.autor

Nuk përmbahet ish-sulmuesi i MILANIT: “CR7? Të gjithë e duan më të mirin”

Isa.Autor

Leave a Comment