Futboll La Liga

Ronaldo kërkon 50 mln euro në sezon, kontratë të përjetshme me Real Madrid

Fitimi i topit të artë dhe çmimit të FIFA-s The best, e kanë bërë Cristiano Ronaldon edhe më të etur për të fituar. Nuk bëhet fjalë për trofe, por për miliona. Portugezi e shikon këtë si çështje statusi.

Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi i Real Madrid po mendon t’i kërkojë një rritje në kontratë presidentit Florentino Perez. Ky i fundit si dhe trajneri Zidane kanë lënë të kuptohet se kërkojnë që ai ta mbyllë karrierën me këtë ekip dhe Ronaldo e ka kuptuar mirë. Shërbimet që po i bën skuadrës janë më shumë se të vlefshme.

Kjo e ka bërë Ronaldon të mendojë për paratë. Ai nuk dëshiron të jetë kurrë më pak se në vend të parë kështu që kërkon të paktën të barazohet me pagën vjetore të Messit. Në Spanjë thuhet se arrin deri në 50 milionë euro në vit.

Negociata për rinovim nuk ka më, por Zinedine Zidane mund të kërkojë një kontratë të përjetshme për lojtarin dhe kjo rrjedhimisht përkthehet në miliona euro.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA PAS 3 HUMBJEVE RADHAZI/ Reina hero, mposht VAR-in dhe i jep triumfin Milanit

Delo.autor

BËN GODITJEN E MADHE NË MERKATO/ Ideja e “çmendur” në Madrid, Zidane kërkon Edinson Cavani

Delo.autor

SHPËTON INTERI/ REALI gjen FAJTORIN e vërtetë për çështjen “MODRIC”

Isa.Autor

Leave a Comment