Futboll La Liga

Lajm i hidhur për Barcelonën, sulmuesi dëmtohet dhe humb ‘El Classicon’

Barcelona ka marrë një goditje të rëndë në prag të ndeshjes së fundjavës kundër Real Madridit të vlefshme për javën e 17-të në La Liga.

Klubi katalanas ka konfirmuar mungesën e sulmuesit anësor Paco Alcacer i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Deportivo La Corunas, shkruan “Mundo Deportivo”.

Për shkak të një dëmtimi në muskulin e këmbës së majtë 24-vjecri u detyrua që të lerë fushën në minutën e 23-të dhe në vend të tij u fut Aleix Vidal.

Por, mungesa e ish-sulmuesit të Valencias në “Santiago Bernabeu” mund të jetë një problem për Barcelonën, e cila është në mungesë të sulmuesve (Ousmane Dembele dhe Gerard Deulofeu e Rafinha gjithashtu nuk janë të gatshëm).

Alcacer mund të mungojnë edhe në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Celta Vigos që do të zhvillohet me 4 janar 2018, ndërsa rikthimi i tij pritet më 7 janar në ndeshjen mes Levantes dhe Barcelonës.

 

Related posts

KRIZA EKONOMIKE/ Barcelona nxjerr në shitje mbrojtësin Umtiti, gati të përfitojnë dy klubet e mëdha të Serie A…

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Në Poloni i druhen Shqipërisë: Është pak ekip ‘italian’, e dimë se ç’mund të bëjë rivali

Delo.autor

E FUNDIT/ Tottenham rinovon kontratën me Alderweireld për…

Delo.autor

Leave a Comment