Futboll Premier League Sport

DRAMË NË “ANFIELD”/ Newcastle ndal Liverpool në frymën e fundit dhe e lë jashtë zonës Champions

Një gol në minutën e 96-të i Willock ka lënë Liverpool-in në vendin e gjashtë të renditjes, një pikë larg zonës Champions League me një ndeshje më shumë se rivalët.

Ka patur një fund dramatik sfida e javës së 33-të të Premier League e luajtur në Anfield.

Salah ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 3-të, duke u bërë lojtari i parë në historinë e Liverpool që shënon të paktën 20 gola në tre sezone të ndryshëm të Premier League.

Befasia për Të Kuqtë ka ardhur në minutat e fundit të sfidës. Newcastle ka barazuar në minutën e 92-të me Wilson, por goli është anuluar nga VAR për shkak të një prekje të topit me dorë.

Kur dukej se Liverpool i kishte siguruar tri pikët, bardhezinjtë kanë shënuar në minutën e 96-të me Willock dhe kanë marrë një pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Related posts

ZYRTARE/ Merr fund pritja: MILAN prezanton mesfushorin më të FORTË në BOTË

Isa.Autor

HISTORIKE NË FUTBOLLIN TONË/ Vllaznia kualifikohet në raundin tjetër të Champions

Delo.autor

CR7 NUK FITON ASNJË ÇMIM/ Shihni si reagon kur Messi shpallet sulmuesi më i mirë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment