Futboll Seria A Sport

“KEMI NJË SFIDË TË VËSHTIRË PËRPARA”/ Trajneri Conte driblon të ardhmen: Do të flas vetëm kur të arrihet objektivi

Interi ka ngadalësuar hapin në ndeshjet e fundit, me dy barazime radhazi. Për fat të mirë për të, megjithatë, hendeku nga Milani është ende i konsiderueshëm (10 pikë). Antonio Conte kërkon fitoren të dielën kundër Verona dhe për këtë foli në një konferencë për shtyp: Kemi një sfidë të vështirë përpara, kundër një skuadre që po bën shumë mirë. Ajo ka pasur një seri rezultatesh negative, por i pashë ndeshjet e Verona dhe nuk e meritonte të humbiste. Juric është trajner shumë i mirë. Ai ka punuar për një kohë të gjatë me Gasperini, nuk mund të mos flas mirë për të”.

Në fund të kësaj gare emocionuese, Handanovic dhe shokët e tij do të mbeten me kujtimin e një udhëtimi të pabesueshëm: “Karriera ime e parë si trajner te Juventus filloi nga e para, duke ndërtuar gradualisht një mentalitet fitues. Gjëja e rëndësishme është të gjesh lojtarët e duhur për t’i pasur në dispozicion. Unë jam me fat në këtë drejtim tek Interi, po rritemi nga të gjitha pikëpamjet. Duhet të përpiqemi të arrijmë shpejt vijën e finishit, e dimë se çfarë lloj rruge na pret.

Për vendin ku jemi aktualisht dhe për atë që kemi bërë ka shumë për të thënë, sepse është një rrugë e jashtëzakonshme dhe përtej të gjitha pritshmërive. Lojtarët e dinë se duhet një sforco e fundit. Unë mendoj se me Spezia merituam më shumë se sa morëm. Herë të tjera ka ndodhur e kundërta.

Duhet të qëndrojmë të përqendruar tani për ta përfunduar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi treguar seriozitet të madh profesional, përkushtim ndaj klubit, fanellës dhe tifozëve. Hapi i fundit mungon për të kurorëzuar diçka të bukur”.

Titulli mund të mbërrijë në mënyrë aritmetike më 9 maj, ditën e ndeshjes në shtëpi kundër Sampdoria: “Ne jemi me fat që nuk duhet të shqetësohemi se kush është pas nesh, të shohim ekskluzivisht veten tonë. Nuk duhet të mendojmë llogaritë e tavolinës, por për fushën. Unë e dhashë këtë mesazh që kur kemi parakaluar Milanin. Nëse je i pari dhe fiton, të tjerët duhet të bëjnë llogari”.

Dyshimet në lidhje me të ardhmen rrezikojnë të “njollosin” një sezon të destinuar të përfundojë triumfalisht. Diktati i Conte, megjithatë është që të ruajë përqendrimin e lartë për të tashmen: “Me ‘nëse’ nuk shkon askund. Le të përqendrohemi tek e tashmja. Unë jam një person që shikoj shumë momentin. Për sa kohë që nuk kam diçka në duar dhe nuk e fitoj atë, do të ishte budallallëk të flas për të. Mos më merrni për të vrazhdë, por do të flas vetëm kur qëllimi të arrihet. Atëherë do t’iu përgjigjem të gjitha pyetjeve dhe ju mund të kënaqni veten”.

Related posts

“I HIDHËRUAR ME KORET PËR MAJMUNËT”/ Agjenti Raiola: Nëse vazhdohet me racizëm futbolli italian nuk…

Delo.autor

SERIE A/ Donnarumma: Portierët edhe mund të gabojnë…

Sadik.Autor

MË I MIRI I SEZONIT/ Tifozët zgjedhin “Iniestan e ri”

F.autor

Leave a Comment