Bundesliga Futboll Sport

ISHIN NË SHËNJESTRËN E TIFOZËVE/ Reagon bashkëshortja e drejtorit të Bayern Munich: Boll më me…

Familja e Hasan Salihamixhiçit ishte gjatë javës shënjestër e ofendimeve që erdhën në drejtim të gruas dhe fëmijëve të drejtorit sportiv në klubin bavaraz. Ky i fundit është i padëshirueshëm nga tifozët e Bajernit, të cilët e fajësojnë për largimin e trajnerit Hansi Flik në fund të sezonit. Bashkëshortja e ish-lojtarit të Bajernit foli për “Tz” duke dënuar sulmet ndaj familjes së saj dhe në veçanti burrit.

“Nuk mendoj që këto janë mënyrat e duhura për të gjykuar një njeri për punën e tij. Profesioni është diçka tjetër dhe jeta private një gjë tjetër. Hasan ka dhënë gjithçka për Bajernin dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë edhe në të ardhmen, por ofendimet nuk sjellin asnjë gjë të mirë”, tha bashkëshortja e lojtarin me anë të një postimi në “Instagram”.

Ndërkohë, për këtë çështje është prononcuar edhe vetë presidenti i skuadrës së Bajernit, Herbert Hainer, i cili tha se këto gjëra nuk kanë asnjë lidhje me vlerat që përfaqëson ky klub duke bërë thirrje për të ulur tonet dhe ndaluar ofendimet në drejtim të drejtorit sportive. “Ndal me këto metoda, janë të shëmtuara”, tha Hainer. Edhe vetë trajneri Flik tha në konferencën për shtyp se këto gjëra nuk kanë lidhje me situatën në klubin gjerman.

Related posts

GOLI “FANTAZËM” I CR7 NDAJ SERBISË/ Arbitri: I kërkova falje Ronaldos, kur e pashë rastin në dhomat e zhveshjes…

Delo.autor

Sulmuesi i Izraelit më i avancuar se mbrojtësit, por ja çfarë thotë rregullorja

Isa.Autor

Neymar vs Griezmann, dueli i të ardhmes për fronin e “mbretit”

Sadik.Autor

Leave a Comment