Futboll Sport

SHPENZIMET NË MERKATO/ Presidenti i La Liga-s sulmon Juventusin, Interin dhe PSG

Akuza të rënda ndaj PSG, por edhe sidomos kundër dy “mbretëreshave” të merkatos italiane të futbollit (dhe ndoshta europiane): Juventus dhe Inter. Ato vijnë nga Presidenti i La Liga, Javier Tebas, i shqetësuar ndoshta nga ajo që konsiderohet si ndërhyrje reale nga udhëheqësit e klubeve italiane gjatë negociatave për Cristiano Ronaldon, në një rast, dhe Luka Modric, në një tjetër:

“Ajo që na duhet të pyesim vetveten është se si është e mundur që klubet-shtet nuk hezitojnë të bëjnë shpenzime marramendëse në merkato. Po ndodhin gjëra që nuk duhet të ndodhin. Dhe unë i referohem PSG, por edhe Juventusit me Cristiano Ronaldon, apo Interit me Modric. Inter, i cili nuk ka para për të marrë lojtarë, ia lejon vetes të shpenzojë kaq shumë për angazhimin e Modric.

Kush e di se ku i merr këto para. Unë nuk mund të flas në rastin e Juventust, sepse duhet ta kuptojmë më mirë operacion e CR7. Por, në rastin e Interit me Modric, është e qartë se ka diçka të çuditshme. E njëjta gjë vlen edhe për PSG me Neymar. Parizienët bashkohen me Manchester City në mënyrën e financimit; janë kompani që destabilizojnë tregun dhe futbollin. Tifozët spanjollë duhet ta kuptojnë këtë”.

Related posts

ZYRTARE/ Kërkohej nga Milan, talenti i Barcelonës transferohet tek skuadra e Premier League…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Perez gati 150 milionë euro për kampionin e botës…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Benfica gjen zëvendësuesin e Johao Felix, transferon sulmuesin e “Los blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment