Futboll La Liga Sport

“NA MUNGUAN SHUMË GJËRA NË SULM NDAJ BETIS”/ Zidane: La Liga? Do të luftojmë deri në fund

Barazimi pa gola ndaj Betisit në kampionat e ka zhgënjyer shume trajnerin e Real Madrid, Zinedin Zidane i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes u duk mjaft i mërzitur pasi fitimi i La Liga-s është një ndër synimet e tij kryesore.

Gjithashtu tekniku francez u shpreh mjaft i kënaqur për rikthimin e Eden Hazard në fushë, i cili dhe pse u aktivizua pak minuta arriti të lërë gjurmë në këtë ndeshje
.
Barazimi: “Ne humbëm dy pikë, është e qartë. Në mbrojtje ishim shumë të mirë, por në sulm na munguan shumë gjëra. Na mungonte diçka sot, nuk ishim të qartë para portës”.

E ardhmja: “Duhet të rikuperojmë mirë. Kemi humbur dy pikë, por tani jemi përqendruar në ndeshjen e së martës ndaj Çelsit. Ka një rrugë të gjatë për të bërë në La Liga dhe do të luftojmë deri në fund. Ne jemi të përgatitur për ndeshjen tjetër, e cila do të jetë më e vështira për të gjithë sezonin”.

Rikthimi i Hazard: “Ishte ndjenjë e mirë që e pashë të rikthehet në fushën e lojës. U gëzova sepse Eden mund të kontribuojë shumë për ne”, e mbylli fjalën e tij Zidane.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ MARCELO te Juventus? Bardhezinjtë marrin përgjigjen epike (FOTO)

Isa.Autor

RROGË 10 MILION EURO/ Zbulohet “çmenduria” e Napolit për Icardin

F.autor

El CLASSICOS/ Përplasje para sfidës Real Madrid-Barcelona, arrestohen disa tifozë

F.autor

Leave a Comment