Futboll Sport

ZYRTARE NË MAQEDONINË E VERIUT/ Shkëndija fiton titullin kampion 4 javë para fundit

Shkëndija e Tetovës është shpallur zyrtarisht kampione e Maqedonisë së Veriut. Ky është titulli numër 4 në historinë e skuadrës shqiptare.

Kuqezinjtë konfirmohen ekipi më i mirë në Maqedoni dhe sot i vunë vulën duke mposhtur me rezultatin 3-1 Borec dhe siguruar gjithçka 4 javë nga fundi i kampionatit…

Ekipi i Ernest Gjokës e nisi pjesën e parë në disavantgazh falë autogolit të Bejtulahit, ndërsa Shkëndija përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.

Mevlan Murati, Besart Ibraimi dhe Rubin Hebaj shënuan golat e fitores për Shkëndijën, që realizon objektivin e madh sezonal katër javë përpara fundit të kampionatit (+13 pikë).

Vendi i dytë për Shkupin, që triumfoi 2-0 në kryeqytet kundër Rabotnickit, falë golave të Cvetanoskit dhe Isenit.

Struga Trim Lum arriti një fitore të madhe në fushën e Makedonija GP, rival direkt për një post në Europa League.

Skuadra shqiptare fitoi 2-3 dhe ndodhet vetëm një pikë larg vendit të tretë.

Humbje pësoi Renova, skuadra tjetër nga Tetova. Ekipi po garon për mbijetesën dhe sot doli pa pikë nga përballja jashtë fushe me Pelister, që fitoi minimalisht 1-0.

Related posts

Gabigol BEFASON: “Kam kontratë me Inter, por tjetër skuadër në zemër”

Isa.Autor

LIVE/ Partizani-Tirana, Çinari kërcënon portën e Tiranës. Çfarë ka ndërhyrje ka bërë Hoxhallari

Delo.autor

KRITIKON ASHPËR PORTIERIN DONNARUMMA/ Cassano: Po të ishte më i forti në botë, pse nuk u transferua tek…

Delo.autor

Leave a Comment