Futboll Seria A Sport

“OBJEKTIVI ËSHTË I MERITUAR NGA PUNA E MIRË”/ Skriniar: Probleme me Conten? Kam patur vetëm…

Sot (dje) ishte shumë e rëndësishme të fitonim. Ndoshta nuk kemi zhvilluar një ndeshje të bukur, por i rëndësishëm ishte suksesi dhe këto tri pikë pas dy barazimesh”. Ishin këto fjalët e para të Milan Shkriniarit për mikrofonat e “Inter TV” menjëherë pas triumfit brenda fushe kundër Veronës me rezultatin 1-0, ditën e djeshme në “San Siro”.

“Jemi të lumtur. Jemi një grup shumë i bashkuar, edhe kush luan më pak bën tifo për skuadrën. Ndihem krenar për atë që po bëjmë. Jo vetëm në fushë, por edhe jashtë. Duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë. Objektivi? I merituar sepse po punojmë vërtet shumë mirë. Faza jonë mbrojtëse fillon nga sulmuesit dhe ajo sulmuese nga portieri. E them gjithmonë”. Çfarë u ndie pas 90 minutave:

“Gëzim, duartrokitje, festë. Ato që duhen pas një ndeshjeje të tillë. Pas dy barazimesh ishte e rëndësishme të fitonim këto tri pikë. Grupi? Jemi të bashkuar dhe të fortë, mbrojmë dhe sulmojmë së bashku. Pak rëndësi ka se kush luan më shumë, jemi të gjithë të bashkuar nga fillimi e deri në fund të sezonit.

Fanella e titullarit? Nuk kam pasur ndonjëherë probleme me Konten, kisha nevojë vetëm për kohë në mënyrë që të përshtatesha me mbrojtjen me tre”.

Related posts

E ARDHMJA E “EL PISTOLEROS” NË DILEMË/ Suarez mund të transferohet në Madrid. Zbulohet telefonata

Delo.autor

MANCHESTER CITY-LIVERPOOL/ Pas 13 minutash lojë, ylli Salah zhbllokon sfidënd nga… (VIDEO)

Delo.autor

KËRKOHET NGA MILAN DHE LAZIO/ Talenti Szoboszlai: Ja çfarë vendimi do të marr!

Delo.autor

Leave a Comment