Bundesliga Futboll Sport

MAINCI I PRISH FESTËN BAYERN MUNICH/ Muller: Nuk zbritëm fare në fushë, bëmë shumë pak për…

Mainci i prishi festën e titullit Bajernit të Mynihut duke i mundur ata me një lojë më të mirë. Skuadra e Flikut ishte shumë larg pritshmërie, duke shtyrë festën për javën e ardhshme. Edhe pse me Levandovskin në fushë që u rikthye pas katër javësh mungesë, skuadra bavareze nuk arriti dot të merrte qoftë edhe një pikë, ndërsa polaku shënoi për 2-1, duke shkuar në 36 gola sezonal.

MYLER I ZHGËNJYER

Mesfushori i Bajernit, Tomas Myler nuk e ka kapërdirë mirë humbjen në Maincit duke thënë pas ndeshjes se skuadra e tij bëri shumë pak për ta merituar titullin. “Ishim shumë të avashtë në manovrat me dhe pa top. Kjo nuk duhet të ndodhte. E kuptoj që është fundit i sezonit dhe lodhja ndihet, por tani më shumë se kurrë duhet të mbledhim forcat dhe të fitojmë një nga tri ndeshjet e mbetura. Mainc bëri ndeshjen e jetës duke na dominuar në të gjitha drejtimet.

Nuk ishim fare në fushën e lojës. Djemtë duhet të zgjohen nëse duan të shpallen kampionë në fund”, tha Myler. Kujtojmë që Bajerni është tani vetëm 7 pikë larg Lajpcigut me tri ndeshje të mbetura, skuadrës së Flikut i duhet vetëm një fitore për të marrë titullin e nëntë radhazi në Bundesligë.

Related posts

ÇMENDURIA E TIFOZIT 6 VJEÇAR/ Ofron tavolinën, karrigen dhe disa lodra për një…

Isa.Autor

Ish Presidenti i Realit: Perez dëshiron të largojë Ronaldon për Neymar

Q.Autor

Rusi 2018/ Egjipti do ta nisë botërorin me një rekord të ri

Sadik.Autor

Leave a Comment