Futboll La Liga Sport

ZBULOHET BLERJA E PARË NË MERKATO/ Futbollisti i Manchester City-t arrin akordin 5-vjeçare me Barcelonën

Erik Garsia do të jetë blerja e parë e Barcelonës në merkaton e verës. Tashmë ka ngelur vetëm konfirmimi i rikthimit të qendërmbrojtësit të Mançester Sitit pas 4 vitesh në “Camp Nou”.

Pavarësisht nga diferencat ekonomike gjatë bisedimeve, me sa duket, këto probleme janë sheshuar dhe tani palët kanë gjetur marrëveshjen.

Jemi shumë pranë firmës dhe duke qenë se spanjolli është në skadencë kontrate në “Etihad”, marrëveshja do të bëhet zyrtare sapo të arrihet. 20-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Barçën. Edhe trajneri i Sitit, Pep Guardiola, konfirmoi se talenti i tij po i drejtohet Barcelonës: “Mendoj se Erik do të firmosë me Barcelonën”, tha tekniku katalanas.

Related posts

Klopp i fiksuar pas yllit gjerman, Liverpool bën gati 50 milionë euro

Sadik.Autor

PAS HUMBJES ME “POKER” NDAJ HOFFENHEIM/ Flick: Nuk ia hedh fajin lodhjes, ishte e qartë se koha do vinte

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Manchester United – Brighton

Q.Autor

Leave a Comment