Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Nuk ka fitues në betejën e parë mes Real Madrid dhe Chelsea-t

Nuk ka fitues në betejën e parë mes Real Madrid dhe Chelsea. Nën shiun e rrëmbyeshëm në Valdebebas, skuadra e Zidane dhe ajo e Tuchel barazuan 1-1, por ky gol jashtë fushe vlen më shumë për skuadrën angleze, edhe pse në Londër do të jetë gjithçka e hapur për të dy ekipet…

Një ndeshje e luajtur më mirë dhe dominuar nga Chelsea për pjesën më të madhe të kohës. Gjithçka ndodh në pjesën e parë, ku në 15 minutat e para Chelsea është më kërkues dhe gjen golin me Pulisic, pasi Ëerner gaboi një rast flagrant.

Por, barazimi blancos vjen me të zakonshmit Benzema, që brenda zone godet fort një top që “shpon” rrjetën e anglezëve…

Chelsea kërkon golin e dytë dhe mbrojtja e Realit vihet në shumë vështirësi, ndërsa njeriu më i rrezikshëm i spanjollëve është Benzema, që provon disa herë, por pa gjetur portën (në pjesën e parë u ndal edhe nga shtylla)

Pjesa e dytë ndalohet më shumë nga faullat dhe në fund do të jenë 5 të verdha për Real Madrid dhe një për Chelsea.

Related posts

E DËMTUAR POR NË TOP DHJETËSHE/ Luiza Gega përfundon Botërorin e Atletikës në vendin e tetë

F.autor

Dikur luante te Interi, nuk do ta besoni ku ka përfunduar Mauro Zarate

Q.Autor

SKANDALI NË AFGANISTAN/ Rikthehet në kombëtare pas SHËRBIMEVE SEKSUALE

Isa.Autor

Leave a Comment