Futboll Sport

VAZHDOJNË TRUKIMET NË SERBI/ E pabesueshme në Superligë, ja momenti kur gardiani shënon në portën e tij (VIDO)

Në Serbi fenomeni i trukimit të ndeshjeve është kthyer në çështje për federatën e futbollit vendase, ku rastet e dyshimta janë shumë.

Rasti më i fundit vjen nga Superliga serbe, ku në sfidën midis Makva-Radnik, e përfunduar me rezultatin 0-5, në minutën e dytë të ndeshjes, portieri vendas shkakton autogol.

Një episod i dyshimtë ky pasi shihet qartë që portieri shtiret dhe nuk e bën si duhet punën e tij.

Vetëm disa javë më parë presidenti i federatës dha dorëheqje pas akuzave për korrupsion dhe disa ekip u dënuan me arsyetimin se kishin trukuar ndeshjet, por si duket klubet serbe nuk kanë hequr dorë nga zanati i vjetër.

Related posts

ZYRTARE/ Milan “blindon” liderin e kipit, rinovon kontratën me Kjaer. Ja detajet akordit…

Delo.autor

Juventus, katër kandidatë për të zëvendësuar Khedira…

Sadik.Autor

GABRI DHE LEVANDOVSKI NË SHITJE/ Bajerni i Mynihut ëndërron sulmuesin e Interit dhe të Çelsit

F.autor

Leave a Comment