Futboll Sport

GABRI DHE LEVANDOVSKI NË SHITJE/ Bajerni i Mynihut ëndërron sulmuesin e Interit dhe të Çelsit

Po shtohen zërat që Serge Gnabri mund të largohet nga Bajerni në fund të sezonit.

 

Bisedimet për kontratën mes klubit dhe 26-vjeçarit kanë nisur prej muajsh, por ende nuk është arritur një marrëveshje.

Është një sekret i hapur që rinovimi i kontratës së Gnabrit varet vetëm nga paga. Sulmuesi anësor gjerman thuhet se po kërkon 18-20 milionë euro dhe dëshiron të bashkohet me Leroi Sanenë dhe Kingslei Komanin në të njëjtin nivel pagash.

Sipas thashethemeve, bavarezët aktualisht po i ofrojnë Gnabrisë 15 milionë euro dhe sipas “Kicker” nuk do të ketë ndonjë ofertë tjetër për të.

Arsyeja kryesore për këtë janë paraqitjet jokonstante të 26-vjeçarit. Gnabri ka qenë në formë të dobët prej javësh dhe aktualisht nuk po i përmbush pritshmëritë e larta në Mynih.

Edhe pse Julian Nagelsman do të dëshironte të mbante anësorin, një largim në fund të sezonit nuk mund të përjashtohet.

Nëse Gnabri nuk heq dorë nga kërkesat e tij për pagën, Bajerni do të detyrohet për një transferim sepse nuk është i gatshëm të humbasë lojtarin falas në verën e vitit 2023.

Gnabri aktualisht ka një vlerë tregu prej 70 milionë eurosh. Krahas Realit të Madridit, së fundmi ai ishte i lidhur edhe me Juventusin dhe Liverpulin.

LAUTARO

SHITJET DHE LAUTARO

Në Mynih janë duke u menduar mirë se si të planifikojnë “revolucionin” në skuadër.

Deri diku i detyrueshëm dhe i nevojshëm pas eliminimit në Champions. Oliver Kahn, CEO i Bajernit, theksoi në një emision sportiv se skuadra do të ndryshonte.

Bajerni i ka vënë një çmim Levës dhe nëse shtohet këtu edhe shitja e mundshme e Gnabrisë, atëherë klubi do të mbushte xhepat me gati 110 milionë euro (Gnabri 70 mln, Leva 40 mln).

Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë klubi do të niste të mendonte realisht për të sjellë në skuadër një sulmues tjetër.

Për momentin nuk ka asnjë emër konkret edhe pse mediat gjermane aludojnë me emra të ndryshëm. Pasi dorëzimit për Erling Halandin, i cili është drejt kalimit në Angli te Siti, emri që po lakohet është ai i Lautaro Martinezit.

Ylli i Interit po shkëlqen në këtë fazë të sezonit dhe dygolëshi në derbi në Kupë është prova më e mirë. Vlera e argjentinasit është 70 milionë euro, por zikaltrit nuk do ta lëshonin atë pa 100 milionë.

VERNER

Gjithsesi, kjo duket e vështirë pasi lojtari ka një kontratë të gjatë me kampionët e Italisë dhe nuk dëshiron të largohet.

Timo Verner është një tjetër opsion, gjermani pëlqehet nga trajneri Julian Nagelsman me të cilin ka punuar edhe në të kaluarën dhe fakti që mund të blihet me më pak para e bën atë një kandidat kryesor.

Related posts

LIVE/ Derbi i Madoninës: Mbyllet ndeshja Milan-Inter në “San Siro”. Rezultati 0-3

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Gjermani-Holandë. Rezultati 1-2

Delo.autor

Calhanoglu: Ajo ishte puthja ime e parë, dua ta bëj edhe kundër Juves

Sadik.Autor

Leave a Comment