Futboll La Liga Sport

KUJTON MOMENTIN MË TË VËSHTIRË NË KARRIERË/ Xabi Alonso: Humbja 5-0 ndaj Barçës, doja të ikja pas 20 minutash

Ksabi Alonso kujton si momentin më të vështirë në karrierën e tij humbjen 5-0 kundër Barcelonës. Ish-mesfushori i Realit të Madridit thotë se nuk donte të qëndronte fare në stadium, por të largohej menjëherë në shtëpi pas kësaj disfate të turpshme për të dhe për skuadrën madrilene.

KUJTIMI I KEQ – “Ndeshja në La Liga në ‘Camp Nou’ që e humbëm 5-0. Ajo ishte mbrëmja më negative që kam përjetuar në një fushë futbolli. Pas 20 minutash doja të ikja, të shkoja në shtëpi. Doja thjesht të lahesha dhe të ikja në shtëpi. Ishte një humbje e dhimbshme. Nuk bëmë ndeshje të mirë. Në atë moment kuptuam që tifozët mund të na ‘vrisnin’, por për fat na donin”.

MILANI – “Në pushimin e ndeshjes isha shumë i zemëruar me veten. Mendoja se nuk mund të përfitonim nga një situatë kaq e mirë. Po e hidhnim në kosh një mundësi të artë për të fituar një shans të artë”.

LIVERPULI – “Në atë verë kisha interes konkret nga ana e Realit të Madridit. Kishte bisedime mes të dyja skuadrave, por ato po zgjasnin pafundësisht. Unë u mërzita nga kjo situatë dhe vendosa që të shkoja te Liverpuli. Fola me Rafa Benitezin dhe ishpresidentin e skuadrës. Ai më bindi që të pranoja. Kishin interes real për mua dhe kjo ishte diçka e rëndësishme”.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një krosimi nga Mahele, sulmuesi Dolberg ndëshkon Çekinë (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON TRAJNERIN E RI TË BARCELONËS/ Iniesta: Ai ka potencialin për të drejtuar një skuadër të madhe

Delo.autor

NDESHJA NDAJ TEUTËS/ Flet trajneri Duro: Kemi kohën e mjaftueshme për të treguar…

Delo.autor

Leave a Comment