Futboll Seria A Sport

5 NDESHJET VENDIMTARE/ Milan në sprintin final, Pioli driblon mbi të ardhmen dhe mirëpret Ibrahimovic

Gjatë konferencës për shtyp para Benevento, trajneri i Milanit Stefano Pioli foli gjithashtu për të ardhmen e tij lidhur me 5 ndeshjet e fundit të sezonit:

“E rëndësishme është që unë gjithmonë kam pasur mbështetjen e klubit dhe të pronarëve.

Sigurisht, ka pritshmëri të larta dhe është normale sepse je te Milani!

Puna dhe rezultatet cilësore janë gjithmonë qëllimi. Unë mendoj për ndeshjen e nesërme dhe ato të radhës, atëherë do të shohim se çfarë do të ndodh në fund.

Vlerësimet, llogaritë, bëhen në fund. Ajo që bëjmë sot janë vlerësime të pjesshme.

Unë jam absolutisht i bindur për atë që po bëj dhe për mirësinë e punës, mbështetja e kompanisë është totale dhe prandaj vazhdoj rrugën time”.

Më tej, ai u ndal edhe te rikthimi i Zlatan Ibrahimovic, i cili do të jetë në fushë: “Na vjen mirë sepse na jep zgjidhje më shumë. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj detajeve dhe më kompaktë, pasi në ndeshjet e fundit nuk kemi qenë dhe kemi pësuar gola që mund të shmangeshin”.

“Rinovimet? Nuk ndikojnë, djemtë janë inteligjente dhe të fokusuar brenda fushës dhe e dinë se luajnë për një pjesë të madhe të sezonit dhe punës që kanë bërë.

Faza e parë ishte super, e dyta jo! Por, puna që është bërë mbetet dhe besoj se në këto pesë ndeshje do të dëshmohet”.

Related posts

LAJM I MIRË/ Pas një muaji larg fushave, Sokol CIKALLESHI kthehet me GOL (VIDEO)

Isa.Autor

“BOMBA” NGA SPANJA/ Setien largohet para ndeshjes me Napolin, yjet e Barcelonës duan legjendën e skuadrës si trajner

Delo.autor

ÇËSHTJE MARKETINGU/ ROBINHO tregon pse e shiti REALI për një shifër REKORD 

Isa.Autor

Leave a Comment