Futboll Sport

“KAM MENDUAR DORËHEQJEN”/ Presidenti i klubit shqiptar merr vendimin përfundimtar

Klubi i Dritës nuk po kalon një moment të mirë në Superligën e Kosovës, teksa mesjavë barazuan me Besën që edhe matematikisht ka rënë një kategori më poshtë.

Me këtë barazim, Drita humbi edhe kryesimin, teksa tashmë e sheh veten në vendin e tretë me 65 pikë, 2 më pak se Ballkani kryesues dhe 1 më pak se Prishtina e vendit të dytë.

Menjëherë pas barazimit, në Kosovë nisën të qarkullojnë lajme se presidenti i klubit, Valon Murseli, po mendonte dorëheqjen.

Megjithatë ka qenë presidenti i Dritës, i cili ka konfirmuar se do të qëndrojë në krye të klubit nga Gjilani, ndërkohë që këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate në faqen e klubit, ku shkruan se për shkak të disa angazhimeve ka mëndur largimin, por kjo nuk do të ndodhë në këtë moment të sezonit.

Related posts

West Ham rikthehet në lojë, Aaron Cresswell shënon golin e parë ndaj Cityt (VIDEO)

Sadik.Autor

PSG “MBULON NE AR” MBAPPE! Klubi i ofron kontratën më të madhe në historinë e futbollit

F.autor

Drejtori sportiv i Milanit: Gjatë janarit as s’blejmë as s’shesim, do shohim të tjerët çfarë do bëjmë

Q.Autor

Leave a Comment