Futboll La Liga Sport

DEKLARATA E BUJSHME PËR YLLIN BRAZILIAN/ Flet Ish-lojtari i Barcelonës, Edmilson: Neymar mund të zëvendësoi…

Ish lojtari i Barcelonës, Edmilson, ka dhënë disa komente interesante lidhur me Neymar JR.

Emri i Neymar është lidhur ngushtë me një rikthim të mundshëm tek Barcelona, duke qenë kështu në qendër të vëmendjes thuajse gjatë gjithë merkatos.

Një rikthim të brazilianit do ta mirëpriste edhe ish mesfushori brazilian, Edmilson, i cili sheh shumë përfitimet të Barcelonës me një lëvizje të tillë.

“Barca duhet të mendojë për kohën e daljes në pension të Lionel Mesit. Ai ka edhe disa vite, por në tri, katër apo pesë vite, mendoj se Neymar mund të merrte vendin e tij” ka thënë Edmilson.

“Neymar është një lojtar i madh, por ai duhet të ketë mentalitet më të mirë për të luajtur futbollin e tij” ka thënë braziliani.

Në javët e fundit të muajit të kaluar, thuhej se Barcelona do të merrte një vendim për Neymar gjatë javëve të para të muajit gusht.

Related posts

BYLIS-FLAMURTARI/ Të dyja ekipet synojnë ecurinë pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leonardo flet për misterin e Ronaldos në finalen e Botërorit Francë 1998

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Cagliari vlerëson yllin 50 milionë euro, nisin ankandin e çmendur dy ekipet e Seria A…

Delo.autor

Leave a Comment