Futboll Kategoria Superiore Sport

NDRYSHON AXHENDA/ Spostohet ndeshja Partizani-Apolonia. Ja kur do të luhet…

Ndeshja mes Partizanit dhe Apolonisë nuk do të zhvillohet ditën e diel në 16:00, siç ishte planifikuar fillimisht.

Sfida është shtyrë për një ditë më vonë, teksa do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar nga ora 18:00. Kjo ndeshej u shty në mënyrë që të jetë në të njëjtin orar me ndeshjen Vllaznia-Teuta, e cila gjithashtu luhet të hënën e 2 majit në orën 18:00.

Partizani vjen si favorit në këtë ndeshje, ku objektivi për skuadrën e Dajës është vetëm fitore dhe janë të dënuar për ta arritur këtë nëse duan të vazhdojnë luftën për titullin kampion.

E diel

Kastrioti-Skënderbeu 16:00

Bylis-Tirana 16:00

E hënë

Laçi-Kukësi 15:00

Vllaznia-Teuta 18:00

Partizani-Apolonia 18:00

Related posts

VEPRIM KAMPIONI/ Siguria e ndaloi ti merrte autograf, por Pulisic…

Isa.Autor

BARAZIM PA GOLA/ Ndeshje dramatike, PSG ndan pikët me Marsielle dhe vazhdon në krye

Delo.autor

Capello: Unë trajner i Italisë? Jo, faleminderit!

Q.Autor

Leave a Comment