Futboll Kategoria Superiore Sport

“JE NJERI ME ZEMËR TË MADHE”/ Mesfushori Melo ndahet në “paqe” me Partizanin. Poston FOTO me drejtorin e “të kuqve”

Pak ditë pasi njoftoi zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me Partizanin, Uilliam Kordeiro Melo, ka postuar së fundmi një foto me drejtorin e Partizanit, Olsi Rama.

Braziliani shfaq respekt maksimal për Ramën, duke e konsideruar si një person me zemër të madhe, i cili e ka ndihmuar atë nga koha kur u bashkua me Partizanin.

Faleminderit vëlla për gjithçka që ke bërë për mua, nga koha kur mbërrita aty. Ti je një person me karakter të jashtëzakonshëm dhe me zemër të madhe. Respekt maksimal për ty.”, shkruan Kordeiro në postimin e tij.

Melo kishte një sezon me ulje-ngritje, teksa kjo edhe për shkak të dëmtimeve që e shoqëruan gjatë këtij sezoni, ndërkohë që tashmë do të vazhdojë karrierën diku tjetër.

Related posts

KOMBËTARJA U-19/ Shqipëria e femrave përgatitet për kualifikueset e Europianit 2022

Delo.autor

Liverpool 0-0 Stoke City, Shaqiri vlerësohet me notë të dobët

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Klubi i Serie A bën goditjen e parë në merkato, siguron shërbimet e mbrojtësit 22-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment