Futboll Seria A Sport

“AI ËSHTË NJË TRAJNER SHUMË PRESTIGJOZ”/ Capello: Vetëm Mourinho nuk mjafton për Romën, keni nevojë për…

Ish-trajneri, Fabio Capello tha se Roma ka nevojë për më shumë sesa vetëm Jose Mourinhon për të fituar.

Ekipi nga kryeqyteti italian, Roma njoftoi sot se Jose Mourinho do ta marrë drejtimin e klubit nga fillimi i edicionit të ardhshëm e deri në vitin 2024, përcjell Gazeta Express.

Ish trajneri Capello, i cili ndihmoi Romën të fitonte Serie A në 2000-01 dhe Supercoppa në 2001-02, beson se “Gjallorosët” kanë nevojë për një skuadër më të fortë për të garuar me më të mirët.

“Nuk është e mjaftueshme për të nënshkruar me një trajner të shkëlqyeshëm për të fituar. Ju gjithashtu keni nevojë për lojtarë. Ai është një trajner shumë prestigjioz dhe me përvojë. Dhe mbi të gjitha, ai është një trajner që e njeh mirë Italinë” – tha Capello për La Presse.

Aktualisht Roma gjendet në vendin e shtatë në tabelë, ndërsa është edhe në gjysmëfinale të Evropa Ligës, por e ka humbur ndeshjen e parë ndaj Manchester Unitedit në “Oldt Trafford” me rezultat të thellë 6:2.

Related posts

ISIS nuk ndalet, tjetër kërcënim për Kupën e Botës

Sadik.Autor

PAS SHPËRNGULJES NË SHBA/ Messi zbulon dëshirën e vetme familjare të parealizuar

F.autor

Musolli tregon përplasjen me Shtubinën, flet hapur për sherrin

Sadik.Autor

Leave a Comment