Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi- Partizani. Rezultati 1-0

Ka startuar në ornën 16:00 sfida mes Laçit dhe Partizanit e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore. Starti ka qenë jashtë çdo parashikimi për laçianët, pasi në tri javë kanë marrë vetëm një pike. Kështu që, takimi i sotëm me të kuqtë shikohet “liri a vdekje” për kurbinasit, pasi një tjetër hap i gabuar mund të lërë pasoja.

Nga ana tjetër, kampionët në fuqi, do të futen në fushë vetëm për fitore, pas në rast të një tjetër rezultati, diferenca me kryesuesit e Tiranës do të thellohej.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Starova ka në dispozicion  të gjithë futbollistët, teksa ka hedhur në fushë më të mirë, ndërkohë që Partizani vuan mungesën e Solomon dhe Melos. Italiani i ka besuar sulmin dyshes, Bardhi-Asani, ndërkohë që nuk mungojnë surprizat as në mesfushë.

LIVE| LAÇI-PARTIZANI 1-0

Lushkja 60′ 

KOMENTI LIVE: 

73′ Pranë golit Partizani! Trashi lëshon një predhë me të majtën nga jashtë zonës, por grushton mjaft mirë portieri Stazhilla!

67′ Rrezikshëm Partizani me Çinarin, i cili depërton bukur nga e majta, por në momentin e fundit topi devijohet në këndore.

66′ Zëvendësim i dytë te Partizani. Lerda provon gjithçka për gjithçka. Largon nga fusha mbrojtësin Bitri, vendin e tij e zë sulmuesi Braun.

63′ Sërish rrezikshëm Regi Lushkja, i cili provon të majtën, por topi shkon drejt e në duart e Alban Hoxhës.

60′ GOOOL LAÇI / Zhbllokohet sfida! Lushkja ndëshkon Partizanin me një gjuajtje nga distanca, duke e dërguar topin në cepin e portës së Alban Hoxhës! 

57′ Zëvendësim i parë te Partizani, largohet Jasir Asani, vendin e tij e zë Ekuban.

54′ Gafë e gjyqtarit anësor, akordon një pozicion jashtë loje të paqenë në dëm të Erald Çinarit, i cili doli i vetëm para portës, teksa gjuajtja e tij u ndal nga portieri!

51′ Çinari është i ndëshkuari i parë i sfidës, për ndërhyrje të gabuar në sulm ndaj Deliut.

49′ Teko provon të majtën brenda zonët, por jashtë kuadratit!

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime!

Related posts

Leo Messi, klasiku historik i “El Clasico”

Sadik.Autor

PAS AFRIMIT TË DACIT/ Kukësi bën goditjen e dytë, arrin akordin me sulmuesin që shkëlqeu tek Kastrioti…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Portieri egjiptian refuzon çmimin “Lojtari i Ndeshjes” për shkak se…

Sadik.Autor

Leave a Comment